Votimi i asistuar: PZAP refuzon ankesën e Down Syndrome Kosova

Në ditën kur do të shkojnë për ta shfrytëzuar të drejtën e votës, personat me aftësi të kufizuara do të përballen me kërkesën e njëjtë, atë të posedimit të vërtetimit që s’janë të aftë që vetë të votojnë.

Për të ndryshuar ky rregull, nuk bëri punë as ankesa e dorëzuar në PZAP, nga Shoqata Down Syndrome Kosova.

Por, nga kjo shoqatë thonë se do të shfrytëzojnë të drejtën ligjore që brenda 48 orëve t’i drejtohet Gjykatës Supreme.

Ata janë të bindur se KQZ-ja shkeli ligjin për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Njëjtë mendojnë edhe në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.