Ka nisur numërimi i votave të diasporës në Drenas.
Deri më tani, është numëruar vetëm një kuti nga votat e diasporës në Drenas. Partia Demokratike e Kosovës po prin me 178 vota.
PDK pasohet nga Lëvizja Vetëvendosje me 139 vota.
LDK ka marrë 42 vota me postë, ndërsa AAK gjashtë vota, transmeton nacionale.
Vp/03/02 Drenas
PDK 178
VV 139
LDK 42
AAK 6
Ashtu si në Gjakovë, vërehet një renditje interesante, kjo pasi Vetëvendosje doli e para nga votimet në përfaqësi diplomatike.