Procesi i numërimit të votave me postë për zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor të vitit të kaluar, tashmë është drejt fundit.
Nga përditësimi i fundit, i para pak minutave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, del se janë numëruar mbi 90 për qind të votave.
Ndryshimi është i vogël, bazuar në rezultatet e publikuara.
LVV që para disa orësh ishte mbi 72%, tash është 71.99 për qind, LDK mbetet e dyta dhe në vend të tretë është PDK-ja.











