Natyra Kuçi e ka tejkaluar liderin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqajn, në garën e votës preferenciale të partisë, tregojnë rezultatet e pjesshme të numërimit.
Pas numërimit të rreth 23% të vendvotimeve, Kuçi rezulton të ketë një votë më tepër sesa kryetari i PSD-së.
Ajo ka 331 vota, kundrejt 330 votave të fituara nga Molliqaj, pas numërimit të 23,78% të vendvotimeve.
Bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së, Partia Socialdemokrate pësoi debakël në zgjedhjet e 7 qershorit, duke fituar 1,880 vota në total, apo 0,27%. /Paparaci.com








