Votat e diasporës, KQZ nis verifikimin e 13 mijë e 84 pakove të supozuara me fletëvotime

Të enjten, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i vlerësimit dhe verifikimit të pakove të supozuara me fletëvotime, të cilat i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave.

KQZ ka bërë të ditur se gjatë ditës së martë dhe të mërkurë, nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme të botës, janë tërhequr më shumë se 13,084 pako të tilla.

“Para numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë vendit, KQZ do të bëjë vlerësimin dhe verifikimin e tyre me qëllim të vërtetimit nëse këto pako janë dërguar nga shtetasit e Kosovës të regjistruar si votues jashtë Kosovës”, njofton KQZ.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni e cilësoi miqësinë mes Italisë dhe Shqipërisë një marrëdhënie që i ka rrënjët e thella dhe shkon përtej interesave reciproke. Në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin shqiptar Edi Rama pas mbledhjes së përbashkët të qeverive, Meloni u shpreh se këtë marrëdhënie shumë të fortë mes dy kombeve e tregoi edhe fakti që të 20 ministrat shqiptarë, në mbledhjen e përbashkët i mbajtën fjalimet në gjuhën italiane pa pasur nevojë për përkthyes. “Jam shumë e kënaqur që mikpres në Romë mikun tim Edi Rama dhe ministrat e tij të shumtë në numër. Mund të quhet historike se është hera e parë që qeveritë tona takohen në një format të këtoj lloji, por edhe për cilësinë dhe sasinë e marrëveshjeve dyaplëshe. Ne e dimë që marrëdhëniet me Shqipërinë i kanë rrënjët shumë thellë, kanë qenë gjithmonë marrëdhënie që shkojë përtej, kemi qenë të gjithë paska të mallëngjyer nga asambleja ku të 20 ministrat e morën fjalën në italisht dhe pasur nevojën e përkthimit. Ajo që duam të bëjmë është që këtë marrëdhënie të jashtëzakonshme për ta fuqizuar më tej. Italia është partneri i parë tregtar i Shqipërisë, janë mbi 3 mijë kompani italiane në Shqipëri”, tha Meloni./EuronewsAlbania/