Vorguçiq: Beogradi është punëdhënësi më i madh i serbëve të Kosovës, ai e dikton skenën politike të tyre

‘’Beogradi e dikton në mënyrë absolute se si do të duket skena politike mes serbëve të Kosovës”. Kështu ka thënë Isak Vorguçiq, i cili është drejtor i Radios Kim, teksa ka komentuar zgjedhjet komunale të së dielës në Kosovë.

Drejtori i Radios Kim ka potencuar se gjithmonë do të ketë njerëz të pakënaqur, porse Serbia është ajo dikon ‘’në mënyrë absolute’’ skenën politike të serbëve në Kosovë.

“Gjithmonë do të ketë të pakënaqur që do të organizohen politikisht dhe do të përpiqen të krijojnë një bazë, por Beogradi e dikton në mënyrë absolute se si do të duket skena politike mes serbëve të Kosovës”, thekson ai.

Arsyeja për këtë siç ka thënë ai, është sepse “Beogradi është punëdhënësi më i madh për serbët në Kosovë”.

Vorguçiq ka thënë shteti serb është ai që paguan punonjësit në arsim, shëndetësi, familjet e tyre me ndihma sociale.

“Beogradi paguan punonjësit në arsim dhe shëndetësi, përfshirë edhe familjet e tyre, ndihmat sociale – njerëzit e shohin këtë realitet dhe nuk ka arsye të pritet ndonjë ndryshim”, ka thënë Vorguçiç.