Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë Aivo Orav e ka pritur shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ajo po qëndron për vizitë në vendin tonë në kuadër të turneut të saj ballkanik, të cilin e përfundon Maqedoni të Veriut.
“I nderuar të pres sot në Kosovë presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen para takimeve të saj me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti”, ka shkruar Orav në një postim në rrjetin X.
Zyrtarja e lartë evropiane u takua edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, të cilin takim e zhvilloi në objektin e Kuvendit të Kosovës, njofton Klankosova.tv.
Turneun e saj në vendet ballkanike, Von der Leyen e përfundon në Maqedoni të Veriut.