Vogëlushja e talentuar: Ela mahnit me piano (VIDEO)

Sikur edhe çdo fundjavë, emisioni Weekend-i në Klan Kosova sjell mysafirë tejet pozitivë.

Këtë të diele, talentin e saj e shpalosi vogëlushja Ela Ademi, nga Prishtina.

Tetëvjeçarja tregoi dashurinë e saj që ka për pianon.

Ajo tha se të luajë në piano ka nisur qysh nga klasa e dytë.

“Jam mbështetur nga babai, se babai ka qenë pianist”, tha vogëlushja.

Vogëlushja po ashtu me vete pati dhe goxha mirënjohje të cilat edhe i prezantoi për shikuesit e Klan Kosovës.