Policia e Shqipërisë ka arrestuar ditën e sotme një një 45-vjeçar në Vlorë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi vodhi gjatë natës një automjet. Mbi 45-vjeçarin, banues në Vlorë rëndon akuza për veprën penale “Vjedhja”
Njoftimi
Vodhi një automjet gjatë natës; falë reagimit të shpejtë dhe profesional të shërbimeve të Policisë identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori. Gjendet edhe automjeti që 45-vjeçari vodhi gjatë natës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase se gjatë natës i kishin vjedhur automjetin, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë veprimeve të shpejta profesionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u bë identifikimi dhe arrestimi i shtetasit S. K., 45 vjeç, banues në Vlorë.
Gjithashtu, gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën edhe automjetin e vjedhur nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore, për veprën penale “Vjedhja”.










