Sot Policia e Kosovës rajoni i Prishtinës kanë arrestuar dy persona për vjedhje të rëndë.
Këto arrestime janë bërë lidhur me rastin e ditës së djeshme ku në Prishtinë në rrugën “Lordi Bajron”, është vjedhur njëvetorë e tipit Suzuki me vlerë 12 mijë euro dhe gjëra të tjera me vlerë 6000 euro.
Lidhur me rastin janë arrestuar R.B, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, B.K, mashkull, 43 vjeç, gjithashtu shtetas i Republikës së Kosovës.
“I dyshuari R.B, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që i dyshuari i dytë, B.K, ndaj të cilit është iniciuar rasti “Pranim i mallrave të vjedhura”, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Si pjesë e këtij operacioni ishte edhe bastisja e tri lokacioneve ku policia ka gjetur dhe sekuestruar veturën dhe gjësendet e tjera të vjedhura.