Vlora Çitaku ironizon me Muratin: Veç kur të na tregoni që e keni shpallur edhe pavarësinë e Shqipërisë

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka ironizuar me deklaratat e Hekuran Muratit, se ata kanë merita për liberalizimin e vizave.

Postimi:

Hekuran,

Kontributi juaj i vetëm në procesin e liberalizimit të vizave ka qenë gazi lotsjellës dhe vonesat disa­vjeçare.

Asnjë kontribut tjetër nuk keni. Asnjë.

Qesharak jeni bërë.

Veç kur të na tregoni një ditë se ju e keni shpallur edhe Pavarësinë e Shqipërisë, edhe e keni çliruar Kosovën.

Mos u merr me gjëra koti.

Dil pak dhe shko vetëm në një barnatore, e ke me i pa qytetarët tanë duke mos pasur para as barnat me i pagu.

Dil dhe takoje ndonjë pensioner, e të tregon se si po duhet me kursy nga buka e gojës për t’i paguar faturat e energjisë elektrike.

Kryeje ndonjë punë tënden, e pastaj krekosu