Vllaznia ishte shumë afër një kualifikimi historik në raundin e tretë të një kompeticioni europian, por suksesi i ka shpëtuar nga duart në minutat e fundit.
Islandezët e Vikingur janë kualifikuar në turin e tretë të Conference League me rezultatin e përgjithshëm 5-4, pasi kanë fituar 4-2 në shtëpi ndaj skuadrës së Edi Martinit.
VIKINGUR-VLLAZANIA 1-0 – VIDEO
Hafsteinsson ka kaluar në avantazh vendasit pas vetëm 10 minutash lojë, por shkodranët janë kundërpërgjigjur duke barazuar me një penallti të Balaj në të 26-ën.
Islandezët janë kthyer në avantazh me Hansen në të 55-ën, por ka qenë përsëri Balaj që ka barazuar nga pika e bardhë në minutën e 85-të.
VIKINGUR-VLLAZANIA 2-1 – VIDEO
Megjithatë, festa e Vllaznisë ka zgjatur shumë pak, duke parë se vendasit kanë arritur të shënojnë golin e tretë një minutë më mbrapa dhe ta dërgojnë ndeshjen në shtesë.
VIKINGUR-VLLAZANIA 2-2 – VIDEO
Pak minuta pas fillimit të kohës së parë shtesë, Thorkelsson ka realizuar golin e katërt për Vikingur, duke i siguruar kualifikimin ekipit të tij.
Vllaznia e ka mbyllur ndeshjen me dhjetë lojtarë, pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Tafili në minutën e 112-të.
VIKUNGUR-VLLAZANIA 4-2 – VIDEO
KARTONI I KUQ I TAFILIT – VIDEO
The post Vllaznia zhbën gjithçka në një minutë, eliminohet nga Europa në shtesë (Video) appeared first on Telesport.