Vllasi: Përveç kontratave lobuese, duhet të kemi edhe këshill koordinues në SHBA i përberë prej disa shqiptarëve me ndikim

Analisti poltik, Azem Vllasi, ka folur për FrontOnline, lidhur me mungesën e kontratave të lobuese në SHBA.

Vllasi e sheh si të rëndësishëm komunikimin e Kosovës me SHBA-në, përmes mekanizmave të saj.

‘’Komunikimi me SHBA në gjitha kanalet (Presidenca, Senati, Kongresi, kongresmen e senatorë të veçan) është shumë me rëndësi për Kosovën. Kanalet e komunikimit mund të jenë të ndryshëm’’ thotë ai.

Për Vllasin edhe vizitat por edhe ftesat e veçanta posedojnë rëndësi për mardhëniet dy palëshe.

‘’Vizita zyrtare në SHBA, ftesa të veçanta zyrtarëve të ndryshëm amerikan që të vizitojnë Kosovën. Veçanërisht duhet angazhuar dhe shfrytëzuar shërbimet e Shqiptarëve me ndikim në SHBA e që nuk kursehen për interes të Kosovës’’ shprehet ai.

Derisa flet për raportet Kosovë-SHBA, Vllasi kujton po ashtu shumë figura të rëndësishme lobuese që kanë ndihmuar Kosovën ndër vite.

‘’Nuk duhet të harrohet angazhimi dhe ndikimi i madh për interes të Kosovës i Xhim Xhemes i cili e pat sjell në Kosovë Senatorin me autoritet të madh Bob Dol, madje në kohen e okupacionit serb. Pastaj angazhimi i Hary Bajraktarit i cili e angazhonte kongresistin Eliot Engel për çështjen e Kosovës. Ka të tille edhe tani në SHBA’’ tha ai.

Analisti Vllasi, potencon se Qeveria apo Ministria e jashtme duhet të këtë një grup i veçantë vetëm për kontakte me SHBA .

‘’Si shembull Duhet të këto edhe ndonjë Kontratë lobimi, por më e rëndësishme është që të ket një lloj Këshilli koordinues në SHBA i përberë prej disa Shqiptarëve me ndikim, e me cilin Qeveria e Kosovës të ketë komunikim direkt. Në Qeveri apo Ministri të jashtme duhet të këtë një grup i veçantë vetëm për kontakte me SHBA. Pa marr para sysh kush zgjidhet Kryetar në çdo katër vjet në SHBA apo kush e kryeson Qeverinë në Kosovë, marrëdhëniet e mira me SHBA duhet të kenë prioritet sepse për neve kjo është çështje jetësore’’ tha ai.