Kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020 janë duke shkuar drejt fundit, ndërsa gara për vendet që dërgojnë në Evropian po fillojnë të mbushen.
Momentalisht, Ukraina, Spanja, Polonia, Belgjika, Rusia dhe Italia janë kombëtaret që kanë siguruar plasmanin në Euro 2020.
Belgjika prin në renditjen e përgjithshme të FIFA-s për kombëtaret më të mira në botë, megjithatë ajo nuk është kombëtarja me vlerën më të madhe në kontinentin e vjetër, raporton Indeksonline.
Sipas renditjes së përgjithshme, Belgjika është e shtata, ndërsa prin Anglia si kombëtarja e vetme në Evropë me vlerë mbi 1 miliard euro, 1.117.000.000 gjithsej.
Kosova gjendet në pozitën e 30-të nga gjithsej 55 kombëtare, ndërsa Shqipëria zë pozitën e 32-të.
Kjo është renditja e të gjitha kombëtareve evropiane dhe vlerat e tyre:
1. Anglia – 1.117.000.000 euro
2. Franca – 965.000.000 euro
3. Spanja – 923.500.000 euro
4. Italia – 822.500.000 euro
5. Gjermani – 802.500.000 euro
6. Portugalia – 757.250.000 euro
7. Belgjika – 753.900.000 euro
8. Holanda – 708.500.000 euro
9. Danimarka – 360.100.000 euro
10. Kroacia – 330.850.000 euro
11. Polonia – 318.750.000 euro
12. Serbia – 317.500.000 euro
13. Zvicra – 294.000.000 euro
14. Austria – 243.900.000 euro
15. Skocia – 191.900.000 euro
16. Turqia – 179.150.000 euro
17. Sllovakia – 176.300.000 euro
18. Rusia – 174.150.000 euro
19. Ukraina – 170.700.000 euro
20. Slovenia – 159.750.000 euro
21. Bosnja dhe Hercegovina – 151.900.000 euro
22. Uellsi – 147.250.000 euro
23. Norvegjia – 130.700.000 euro
24. Suedia – 128.850.000 euro
25. Çekia – 126.850.000 euro
26. Irlanda – 97.150.000 euro
27. Rumania – 93.800.000 euro
28. Islanda – 87.680.000 euro
29. Greqia – 74.650.000 euro
30. Kosova – 74.025.000 euro
31. Hungaria – 72.050.000 euro
32. Shqipëria – 67.880.000 euro
33. Mali i Zi – 58.950.000 euro
34. Gjeorgjia – 53.750.000 euro
35. Irlanda e Veriut – 52.250.000 euro
36. Maqedonia e Veriut – 49.450.000 euro
37. Izraeli – 46.980.000 euro
38. Finlanda – 39.450.000 euro
39. Bullgaria – 32.950.000 euro
40. Kazakistani – 28.200.000 euro
41. Bjellorusia – 18.300.000 euro
42. Qipro – 17.500.000 euro
43. Moldavia – 14.150.000 euro
44. Azerbejxhani – 13.880.000 euro
45. Luksemburgu – 13.050.000 euro
46. Armenia – 11.400.000 euro
47. Lituania – 9.650.000 euro
48. Letonia – 8.680.000 euro
49. Estonia – 7.680.000 euro
50. Ishujt Faroe – 4.280.000 euro
51. Malta – 3.700.000 euro
52. Lihtenshtajni – 2.280.000 euro
53. Andora – 1.500.000 euro
54. San Marino – 450.000 euro
55. Gjibraltari – 275.000 euro