Nga koalicioni VLEN kanë njoftuar se janë realizuar 79 punësime të reja, e gjithë kjo, sipas tyre, si rezultat i angazhimit për përfaqësim sa më të drejtë dhe dinjitoz të shqiptarëve në institucionet shtetërore.
35 punësime të përhershme në Postën e Maqedonisë së Veriut. 17 punësime në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. 27 punësime në Fondin për Sigurim Shëndetësor
Këto punësime nuk janë vetëm statistika, janë mundësi të reja për dhjetëra familje, janë siguri ekonomike dhe shpresë për qytetarët tanë që për vite me radhë ishin lënë jashtë institucioneve nga politika e përjashtimit të qeverive të mëparshme.
Ky rezultat është fryt i punës së palodhur të: Orhan Kurtishit, Drejtorit të Përgjithshëm të Postës së Maqedonisë së Veriut, Albrim Hoxhës, Zëvendësministrit të Bujqësisë, dhe bashkëpunimit të koordinuar të kuadrove tona në Fondin për Sigurim Shëndetësor”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
The post VLEN: 79 vende të reja pune për shqiptarët, po e bëjmë ndryshimin të prekshëm! appeared first on Kosovapost.net.