Vlen 60 milionë euro, Real Madrid siguron yllin e madh për merkaton e janarit

Real Madrid vazhdon të punojë në heshtje për të ardhmen dhe është i qartë se kush mund të jetë një nga shtyllat e ardhshme të mbrojtjes. Emri për të cilin po flitet më fort në zyrat e Real Madridit është Ibrahima Konate, aktualisht lojtar i Liverpoolit. Qendërmbrojtësi francez 26-vjeçar pëlqehet nga drejtuesit e klubit dhe gjithashtu nga Xabi Alonso, i cili beson se profili i tij do të përshtatej në mënyrë të përkryer në formacionin e ekipit.

Konaté ka një kontratë me Liverpool-in deri në qershor 2026, por kjo nuk po e ndal skuadrën madrilene. Në fakt, Real Madridi po e monitoron nga afër situatën e tij, pasi duke filluar nga janari, lojtari do të ketë liri të plotë për të negociuar me klube të tjera dhe për t’u angazhuar për sezonin e ardhshëm pa pasur nevojë që bardhezinjtë të paguajnë asnjë euro në tarifa transferimi. Duke marrë parasysh që mbrojtësi vlerësohet në 60 milionë euro sipas Transfermarkt, ky do të ishte një veprim i shkëlqyer.

Madje, “Defensa Central” raporton se Real Madrid do tentojë transferimin e Ibrahima Konate që në merkaton e janarit. Liverpool mund të kërkojë një shumë të vogël, duke ditur që lojtari do largohet falas pas disa muajsh. Real Madrid e kërkoi që këtë verë qendërmbrojtësin francez, por Liverpool kërkoi mbi 40 milionë euro për ta lënë të lirë.

The post Vlen 60 milionë euro, Real Madrid siguron yllin e madh për merkaton e janarit appeared first on Telesport.