Vlahovic te Barcelona, Juventus vihet pas sulmuesit të Real Madridit

Edhe pse momentalisht është i dëmtuar dhe pritet të rikthehet në muajin mars, Dusan Vlahovic vazhdon të jetë një nga emrat kryesor që lakohen më shumë kur vjen puna te merkato.

Sulmuesi serb është në vitin e fundit të kontratës me Juventusin dhe deri tani nuk ka shenja për rinovim mes palëve, ndaj pritet largimi i tij si lojtar i lirë në qershor. Mediet speanjolle bëjnë me dije se e ardhmha e Vlahovic mund të jetë te Barcelona, klubi katalanas e sheh serbin si zëvendësuesin ideal të Robert Lewandowski-t.

Ndërkohë, “Calciomercato.it” zbulon se në rast largimi të Vlahovic, Juventus ka piketuar që tani zëvendësuesin e tij ideal dhe është pikërisht Gonzalo Garcia, sulmuesi 21-vjeçar i Real Madridit, i cili nuk po gjen hapësira dhe transferimi te bardhezinjtë, mund të ishte një lëvizje e shkëlqyer për karrierën e tij

The post Vlahovic te Barcelona, Juventus vihet pas sulmuesit të Real Madridit appeared first on Telesport.