Në futboll, si edhe në jetë, gjërat mund të ndryshojnë papritur. Një gol mjafton për të fshirë mosmarrëveshjet dhe rikthyer qetësinë. Kjo po ndodh mes Dusan Vlahovic dhe Juventusit. Sulmuesi serb, kontrata e të cilit skadon më 2026, ka qenë për javë të tëra në qendër të merkatos. Largimi i tij dukej i sigurt, por pas mbrëmjes së të dielës gjithçka u rikthye në lojë.
“Vlahovic? Është i fokusuar, ka bërë një muaj përgatitjesh perfekte, bën atë që duhet. Nuk e di çfarë do të ndodhë. Unë komunikoj, pastaj drejtuesit thonë fjalën e fundit”, – komentoi në mënyrë enigmatike trajneri Igor Tudor.
Vërshëllimat e marra në miqësoren kundër “Next Gen” u kthyen në duartrokitje ndaj Parmës, me “Allianz Stadium” që bërtiti emrin e serbit si në kohët e vjetra. Nga ana e tij, Vlahovic postoi në rrjetet sociale disa foto pas golit të 2-0, pa asnjë koment, sikur të thoshte se veprat vlejnë më shumë se fjalët.
Goli ndaj Parmës konfirmon gjithashtu serinë e tij të shkëlqyer në fillimet e kampionatit: dy gola ndaj Sassuolos, një ndaj Udineses dhe zero ndaj Veronës para golit të së dielës. Ky gol ndaj dukëve ka një kuptim të veçantë, sepse shtyn drejt pajtimit me tifozët bardhezinj dhe mund të riformësojë të ardhmen e tij.
Drejtuesit e merkatos së Juventusit, si Comolli dhe grupi i tij, tani përballen me një vendim të vështirë. Nëse Vlahovic qëndron, do të braktiset përgjithmonë pista që çonte drejt rikthimit të Kolo Muani.
The post Vlahovic rifiton Juventusin, gol dhe paqe me tifozët. Mesazh i qartë edhe për Kolo Muani appeared first on Telesport.