Giorgio Chiellini, përpara ndeshjes së Champions-it mes Juventusit dhe Sporting Lisbona, foli për të ardhmen e Vlahovic dhe punën e Spallettit: “Që në fillim të sezonit kam thënë se Vlahovic është i përqendruar dhe mendon vetëm për Juven.
Në kohën e duhur do të bëhen vlerësimet së bashku, por nuk ka asnjë derë të mbyllur nga asnjëra palë. Gjithçka është e hapur. Të dyja palët duan të ulen dhe të flasin”.
Sa i përket trajnerit, Chiellini shtoi: “Mendoj se Luciano ka përvojën dhe autoritetin për të krijuar një cikël të ri. Dëshira e të dyja palëve është të ndërtojnë një projekt që ta kthejë Juven aty ku ka qenë gjithmonë. Ndikimi i tij ka qenë shumë pozitiv”.
The post “Vlahovic? Porta mbetet e hapur nga të dyja palët. Spalletti, njeriu i duhur për të hapur një cikël” appeared first on Telesport.












