Juventusi mund ta rikthejë Dusan Vlahovic më herët se sa pritej. Sipas “Tuttosport”, sulmuesi serb mund të rikuperojë 2-3 javë përpara afatit, që do të thotë prezencë në fushë që nga mes-fundi i shkurtit, me ndeshjen ndaj Interit më 15 shkurt në fokus. Vlahovic mungon që më 29 nëntor, kur u dëmtua në ndeshjen ndaj Cagliarit, duke pësuar një dëmtim të lartë të lidhjes muskulore-tendine të aduktorit të majtë.
Që nga fillimi i dhjetorit, sulmuesi ka nisur punën për t’u rikthyer sa më shpejt, përfshirë operacionin në Londër për “riparimin e avulsionit tendinous të aduktorit të majtë”, sipas klubit. Juventusi, ndërkohë, ka gjetur formën e Jonathan David, gol me Sassuolon, pas gabimit nga penalltia ndaj Lecce.
Fizioterapia e Vlahovic po ecën mirë dhe klubi është optimist për rikuperimin e tij deri në mars. Nëse rikthimi konfirmohet për Interin më 15 shkurt, Vlahovic do të mungojë në 8 ndeshje: në kampionat ndaj Cremonese, Cagliari, Napoli, Parma dhe Lazios; në Champions ndaj Benfica (21 janar) dhe Monaco (28 janar); si dhe çerekfinalen e “Coppa Italia” më 4 shkurt ndaj Atalantës.
The post Vlahovic përshpejton rikuperimin pas dëmtimit, mund të rikthehet për ndeshjen e madhe appeared first on Telesport.










