Dy gola, një asist dhe një mbrëmje protagonisti absolut për Dusan Vlahovic në debutimin sezonal të Champions-it, edhe pse Juventusi u ndal në barazim me BVB. Vetëm pak javë më parë, serbi ishte pranë largimit nga Torino, por mbrëmë shkëlqeu: “Është në dorë të trajnerit të vendosë kush luan. Unë përpiqem të stërvitem fort çdo ditë dhe të bëj çfarë më kërkohet. Për mua nuk ka rëndësi nëse e nis titullar apo nga stoli, e rëndësishme është të shënoj”.
Vlahovic shtoi: “Jemi skuadër e re, por duhet të dimë ta mbyllim ndeshjen më shpejt. Nuk mund të pësojmë gol sapo kemi shënuar. Nga këto ndeshje duhet të mësojmë. E rëndësishme është që nuk humbëm”.
Për rolin e tij: “Gati gjithë jetën kam luajtur titullar dhe kam shënuar mjaft gola. Me 5 zëvendësime gjithçka ka ndryshuar, kemi shumë lojtarë të fortë. Unë respektoj zgjedhjet e trajnerit, gjithmonë përpiqem ta ndihmoj skuadrën. Të gjithë duan të luajnë, unë do të mundohem ta vë në vështirësi trajnerin”.
The post Vlahovic: Periudhë jo e lehtë për mua. Titullar apo nga stoli, asgjë nuk ndryshon appeared first on Telesport.