Vlahovic: Nuk ndiej presion apo shqetësim për të ardhmen, pres momentin tim për të luajtur

Dusan Vlahovic foli për mediat pas humbjes ndaj Real Madrid në raundin e tretë të Champions League. “Ndoshta do të mendoj për atë gol të humbur, por sot është një ditë e re dhe duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër”, tha sulmuesi serb.

Ndihem i privilegjuar sepse luaj për Juventus dhe po bëj atë që dua më shumë. Ne të gjithë duam të luajmë, është konkurrencë e shëndetshme. Trajneri vendos se kush luan dhe unë përpiqem të jem gati kur të më thërrasin”, shtoi Vlahovic.

Më tej, ai komentoi: “Gjithmonë stërvitem shumë, duke pritur shansin tim. Kur luaj, duhet të shënoj gola, por besoj se ato do të vijnë. Nuk ndiej asnjë presion apo shqetësim”.

Në fund, një koment për të ardhmen e tij, ende e paqartë. “Jam i përqendruar në të tashmen, duke u përpjekur të jap më të mirën time në çdo situatë. Askush nuk mund ta dijë se çfarë do të ndodhë sezonin tjetër”, tha Vlahovic.

The post Vlahovic: Nuk ndiej presion apo shqetësim për të ardhmen, pres momentin tim për të luajtur appeared first on Telesport.