Vlahovic, njeriu i fitores së çmuar të Juventusit: Jam gjithmonë në dispozicion

Autori i golit vendimtar të Juventusit, në fitoren minimale ndaj Genova, u shpreh: “Mendova vetëm të futesha në fushë, të bëja mirë dhe të shënoja. Ishte fitore e madhe në një fushë të vështirë. Jam i lumtur që ndihmova skuadrën dhe dua të vazhdoj kështu. Sezoni është i gjatë, shpresoj të jap gjithmonë maksimumin”.

Mbi objektivat: “Kemi fituar një trofe, por nuk mjafton, kaq nuk është në nivelin e Juves. Shpresojmë të ngremë trofe të tjerë në duar, por duhet të ecim ndeshje pas ndeshjeje”. Në fund, i shpallur “Man of the Match”, Vlahovic falënderoi tifozët për mbështetjen.

The post Vlahovic, njeriu i fitores së çmuar të Juventusit: Jam gjithmonë në dispozicion appeared first on Telesport.