Pas fitores ndaj Cagliarit, Juventusi luan kundër Udinese në 1/8 e Kupës së Italisë. Lajmi kryesor është dëmtimi i Dusan Vlahovic, që ka pësuar një “lëndim të shkallës së lartë në nyjen muskul-tendine të ‘adductor longus’ të majtë” dhe do mungojë gjatë. “Për kohën e saktë flasin mjekët, por sipas meje do të qëndrojë 2-3 muaj jashtë. Futbolli jep vazhdimisht mundësi, por unë do ta kisha dashur në dispozicion”, – tha Luciano Spalletti.
Trajneri paralajmëroi rotacion: “Duhet të presim disa ndryshime në formacion, kemi lodhje mendore dhe fizike. Të gjithë po punojnë mirë dhe meritojnë hapësirë”. Pa Vlahovic, mundësia i kalon David dhe Openda: “Shpresoj ta shfrytëzojnë rastin. Kanë karakteristika të ndryshme dhe mund të luajnë bashkë”.
Do të mungojë edhe portieri Mattia Perin: “Ka një problem të vogël”. Për Kupën e Italisë, Spalletti shtoi: “Të gjithë hyjnë për ta fituar. Duhet t’i menaxhojmë ndeshjet, të synojmë të jemi edhe të bukur, por tani na duhen rezultate”.
The post “Vlahovic jashtë fushave për 2-3 muaj, David dhe Openda duhet ta shfrytëzojnë rastin” appeared first on Telesport.











