Vlahovic: Ja pse kërkova zëvendësim. Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, mund të fitonim

Dusan Vlahovic shënoi ndaj Sporting Lisbona, por mbeti i pakënaqur me barazimin e Juventusit. Sulmuesi serb zbuloi pas ndeshjes: “Ndjeva një dhimbje të vogël në fleksor dhe kërkova të ndërrohem. Më vjen keq që nuk e mbarova ndeshjen, sepse gjatë përgatitjeve nuk kam luajtur shumë dhe as më pas nuk kam bërë gjithmonë 90 minuta”.

Vlahovic theksoi se skuadra mund të bënte më mirë: “Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, sepse mund të fitonim. Luajtëm më mirë se portugezët, edhe pse ata kanë kontroll të mirë topi. Na mungoi vetëm goli i dytë, tani shpresojmë t’i fitojmë katër ndeshjet e mbetura”.

I pyetur për të ardhmen e tij, serbi u tregua i prerë: “Nuk mendoj për merkaton. Kam folur me Spallettin, por dua të qëndroj i përqendruar te ndeshja e radhës, derbi që duam ta fitojmë”.

The post Vlahovic: Ja pse kërkova zëvendësim. Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, mund të fitonim appeared first on Telesport.