Dusan Vlahovic mund të largohet që në merkaton e janarit nga Juventusi. Sulmuesi serb dhe klubi bardhezi nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.
Për Vlahovic ka një interes të madh nga dy klubet e mëdha të La Ligës: Barcelona dhe Atletico Madrid. Klubi katalanas intereoshet për transferimin e tij si lojtar i lirë në fund të seoznit, ndërsa “Colchoneros” e duan që në janar.
Mediet spanjolle raportojnë se Atletico Madrid do t’i propozojë Juventusit një shkëmbim të pjesshëm: Vlahovic në Madrid, Alexander Sorloth në Torino. Një ide interesante në fakt, por që ende nuk dihet nëse do të pranohet nga bardhezinjtë apo jo.
The post Vlahovic drejt Madridit, propozimi surprizë nga Spanja për Juventusin appeared first on Telesport.










