Vlahović drejt Barcelonës? Zbulimi i përgatitësit fizik të Serbisë trondit Juventusin

Juventusi nën drejtimin e Luciano Spallettit mund të mos e nisë të ardhmen me Dusan Vlahović. Sulmuesi serb, megjithatë, synon të rikthehet shpejt nga dëmtimi dhe të ketë ende ndikim në sezonin 2025-2026. Për gjendjen e tij dhe të ardhmen ka folur Dusan Ilić, përgatitësi fizik i kombëtares së Serbisë.

Ilić shpjegon se “dëmtimi ka ardhur në një zonë shumë specifike”, e cila shërohet më ngadalë, prandaj rikuperimi po zgjat. “Gjithsesi, me mjekët dhe specialistët që ka, mund të them se do ta shohim sërish shumë shpejt”, – shton ai. Kur? “Besoj se në fillim të marsit do ta shohim në fushë, – thekson Ilić, – dhe te zakonet e vjetra; të shënojë dhe të shkatërrojë rrjetat kundërshtare”.

Sa i përket së ardhmes, kontrata mund ta çojë larg Torinos: “Për mua do të shkojë te Barcelona”. Më herët kishte biseduar me Atletico Madrid, por kishte zgjedhur Juven. Megjithatë, lidhja me Italinë mbetet e fortë: “Dusan e respekton dhe e do vendin ku luan prej disa vitesh… Tani duhet ta rinovojë karrierën, ndoshta jashtë Italisë”.

The post Vlahović drejt Barcelonës? Zbulimi i përgatitësit fizik të Serbisë trondit Juventusin appeared first on Telesport.