Vlahovic dëshiron Juven, ja detajet e marrëveshjes së re. Gati 7 milionë euro në sezon

Dušan Vlahović, pas 4 muajsh rikuperimi, është kthyer në grup dhe pritet në fushë në Udine, fillimisht nga stoli. Sulmuesi serb u operua në Londër më 4 dhjetor për një dëmtim serioz në aduktorin e majtë. Mungesa e gjatë, përveç aspektit fizik, ka afruar sërish lojtarin me Juventusin. Ai ka theksuar gjithmonë se prioriteti i tij mbetet të qëndrojë në Torino.

Interesi nga klubet e mëdha nuk ka munguar. Barcelona ishte e para që u interesua për situatën e tij si zëvendësues i mundshëm i Lewandowski, por klubi katalanas duket se ka frenuar. Edhe Bayern Munich ka ndryshuar drejtim.

Ndërkohë, Juventusi po mendon të rindërtojë repartin ofensiv duke nisur pikërisht nga Vlahovic. Në aspektin ekonomik, klubi është gati t’i ofrojë rreth 6 milionë euro në sezon, deri në 7 milionë me bonuse, një nivel i ngjashëm me atë të Kenan Yıldız. Në kontratën aktuale, të firmosur në vitin 2022, paga e tij mund të arrinte deri në 12 milionë euro.

Opsionet për rinovimin mbeten të hapura. Një marrëveshje afatshkurtër, një ose dy vite, për t’i dhënë klubit siguri dhe lojtarit mundësinë të rilancohet me trajnerin Luciano Spalletti është gati. Klima mes palëve duket e përmirësuar dhe shenjat tregojnë për një rinovim të mundshëm.

 

The post Vlahovic dëshiron Juven, ja detajet e marrëveshjes së re. Gati 7 milionë euro në sezon appeared first on Telesport.