Kur Juventusi e bleu, pritej të ndiqte gjurmët e sulmuesve legjendarë bardhezinj. Golat nuk munguan, por asnjëherë nuk arriti të bëhej “mbreti” i shënuesve. Gjithë kësaj vere, klubi bardhezi tentoi ta shiste, por në fund mbeti, edhe pse kontrata i skadon në qershor 2026.
Sot kjo gjë nuk ka rëndësi as për Tudor, as për Vlahovic, i cili e ka nisur sezonin në mënyrë spektakolare, duke u bërë sulmuesi me mesataren më të lartë të golave në Europë, përpara Kane, Haaland e Mbappé.
Një gol çdo 35 minuta – Vlahovic ka shënuar 4 gola në 4 ndeshje, por vetëm në 141 minuta lojë. Kjo do të thotë një gol çdo 35 minuta lojë, mesatare e jashtëzakonshme. Nëse do ta mbante këtë ritëm, do të thoshte rreth 2 gola për ndeshje. Deri tani ka realizuar dopietë ndaj Borussia Dortmund (plus një asist, në gjysmë ore lojë), si dhe golat ndaj Parmës e Genoa në Serie A.
Krahasimi me “gjigantët”
Harry Kane: 7 gola në 330 minuta → një çdo 47.5 minuta lojë.
Erling Haaland: një gol çdo 70 minuta
Kylian Mbappé: 6 gola në 5 ndeshje → një çdo 74.5 minuta lojë.
The post Vlahovic, bomber si kurrë më parë. Ka mesataren më të mirë të golave në gjithë Europën appeared first on Telesport.