Gazetari Berat Buzhala ka reaguar ndaj jetesës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke theksuar se ajo me familjen e saj banon në një nga lagjet më elitare të Prishtinës, ku çmimi i një metri katror shkon deri në 3 mijë euro.
Sipas Buzhalës, fëmijët e Presidentes vijojnë shkollimin në institucionin privat Prishtina High School, ku një vit kushton rreth 7 mijë euro.
Ai ka kritikuar faktin që për sigurinë e saj dhe të familjes kujdesen dhjetëra pjesëtarë të Njësive Speciale, të cilët paguhen nga buxheti i shtetit.
Postimi i tij në Facebook:
Nuk ka ma te poshter se Vjosa Osmani, e thash edhe dje
Ajo me familje jeton ne lagje elitare, ku metra katrore kushton 3000 euro, kurse femijet i ka ne shkolle elitare, Prishtina High School, ku viti kushton 7000 euro, ama kurre nuk ndalet tuj u viktimizu.
Dhjetera police te njesive speciale kujdesen per sigurine e saj edhe te familjes, kurse ata paguhen me taksat tona, ama kur ia lexon postimet t’mbushet mendja qe ne udhekryq po e bon gjumin.
Komplet trajtimin e ka VIP, kudo qe i shkele kamba, ama don qe na me e trajtu si sherbetore.
Ik moj atje moj mashtruese.