Vjen reagimi i SHBA-së pas sulmit të madh rus në Ukrainë: Armëpushim menjëherë

Një reagim ka ardhur nga Uashingtoni, pas një sulmi të madh rus në Kiev, që vrau të paktën 12 persona dhe plagosi dhjetëra gjatë natës.

I dërguari i Donald Trumpit për Ukrainën, Keith Kellogg, ka përdorur rrjetet sociale për të dënuar bombardimet e Moskës, shkruan skynews.

“Vrasja pa dallim e grave dhe fëmijëve gjatë natës në shtëpitë e tyre është një shkelje e qartë e Protokolleve të Paqes të Gjenevës të vitit 1977, të krijuara për të mbrojtur të pafajshmit”, shkroi ai.

Ndryshe, në sulmet e fundit të vdekur kanë mbetur tre fëmijë nga një familje – dy vëllezër dhe një motër.Prindërit e tyre u plagosën rëndë nga sulmi dhe aktualisht po marrin trajtim spitalor. /Telegrafi/