Vjen reagimi i presidentit kroat pasi ushtari i tij në KFOR doli spiun i Serbisë

Presidenti kroat Zoran Milanoviq reagoi ndaj hetimit kundër pilotit ushtarak të ushtrisë kroate J. I. (54-vjeç), i cili akuzohet nga prokuroria për spiunazh.

Një deklaratë nga zyra e tij thotë se presidenti “shpreh mbështetje për të gjitha institucionet e Republikës së Kroacisë, kryesisht VSOA-n, të cilat përmes veprimeve të tyre kanë përcaktuar kryerjen e mundshme të veprave penale në dëm të Republikës së Kroacisë, dhe kanë marrë masat e duhura për të zbuluar autorët e mundshëm dhe për të parandaluar vepra të mëtejshme penale”.

Milanoviq, thuhet në deklaratë, u informua në kohën e duhur për aktivitetet e shërbimeve kompetente dhe pret një hetim efikas që do të përcaktojë të gjitha faktet relevante.

Siç raportoi Index.hr për herë të parë dje, piloti ushtarak, së bashku me partnerin e tij A. M., një shtetas serbe që jeton dhe punon në Kosovë, dyshohet se ka rrjedhur informacione të klasifikuara për shumë vite.

Ai vetë pretendon se nuk është fajtor dhe se dikush po e kurthon atë, dhe e quan partneren e tij një viktimë. Njerëzit që e njohin e përshkruajnë atë si profesionist dhe thonë se janë të befasuar nga akuzat.

Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se piloti kaloi kontrollin e sigurisë. Pavarësisht kësaj, zyra e prokurorit beson se ka prova të mjaftueshme për të hapur një hetim.

The post Vjen reagimi i presidentit kroat pasi ushtari i tij në KFOR doli spiun i Serbisë appeared first on Kosovapost.net.