Vjen goli i parë në Juventus-Dortmund, Adeyemi hesht “Allianz Stadium” (video)

Pjesa e dytë mes Juventusit dhe Borussia Dortmund ka nisur me gol. Janë verdhezinjtë ata që kanë zhbllokuar rezultatin, duke kaluar kështu të parët në avantazh. SHIKOGOLIN

Në minutën e 52-të ishte Karim Adeyemi, i cili dërgoi topin në rrjetë, me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. Kujtojmë që në stol për bardhezinjtë gjendet edhe Edon Zhegrova.

Në sfidat e tjera të mbrëmjes, Qarabag ka barazuar shifrat 2-2 në transfertën ndaj Benfica në Lisbonë, ndërkohë që nuk ka ndryshim nga rezultatet e pjesës së parë në dy takimet e tjera, Real Madrid-Olimpique Marseille dhe Tottenham Villarreal.

The post Vjen goli i parë në Juventus-Dortmund, Adeyemi hesht “Allianz Stadium” (video) appeared first on Telesport.