Vjen goli i parë në “Anfield”, Real Madrid ndëshkohet nga “fiksimi” i tyre më i madh (video)

Duhej të kalonin 60 minuta që të zhbllokohej rezultati në “Anfield”, në supersfidën mes Liverpool dhe Real Madridit. Dominik Szoboszlai kroson në zonë nga goditja e dënimit, Alexis mac Allister mposht më në fund Courtois.

Portieri belg ka qenë fantastik deri tani, duke shpëtuar në shumë raste madrilenët. Përsa i përket Mac Allister, dihet që argjentinasi është një objektiv i madh i Real Madrid për verën e ardhshme.

Në pjesën e parë, të dy ekipet pretenduan për penallti të padhëna. Momenti më kryesor ishte në minutën e 32-të, ku vendasit pretenduan për një penallti, për prekje të topit me dorë nga Aurelien Tchouameni. Arbitri sheh pamjet në ekran dhe vendosë që nuk ka 11-metërsh. Në minutën e 38-të, ishte radha e madrilenve për të pretenduar për penallti, pasi një kontakti të Andy Robertson ndaj Arda Guler brenda zone, por arbitri vazhdoi lojën normalisht.

SHIKOGOLIN

The post Vjen goli i parë në “Anfield”, Real Madrid ndëshkohet nga “fiksimi” i tyre më i madh (video) appeared first on Telesport.