Franco Mastantuono ka shënuar golin e tij të parë në Champions League. Real Madrid e ka nisur mjaft mirë pjesën e dytë në “Santiago Bernabeu”, duke shënuar edhe dy gola të tjerë për 4 minuta.
Në minutën e 51-të, pas një asisti të bukur të Vinicius Junior, i dyti në këtë takim ëpr brazilianin, Franco Mastantuono dërgon topin në rrjetë. Një gol çlirimi për argjentinasin, pas një periudhe të vështirë që ka kaluar kohët e fundit.
4 minuta më pas, sërish protagonist bëhet Vinicius Junior, ku topi i futur nga braziliani në zonë, devijohet në portën e tij nga Thilo Kehrer. Real Madrid udhëheq 4-0.
The post Vjen goli i çlirimit, Mastantuono e bën “sefte” në Champions League. Vinicius Junior “flakë” sonte (video) appeared first on Telesport.










