Një rast i vjedhjes është raportuar në Ferizaj, ku persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi dhe kanë marrë para dhe stoli ari.
Sipas ankuesit, derisa familjarët nuk kanë qenë në shtëpi, të dyshuarit kanë arritur të gjejnë çelësin dhe të hapin derën e shtëpisë. Më pas, ata kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash si dhe një sasi stoli ari.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente të policisë.
“Ferizaj / 11.04.2026 – 18:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa nuk kanë qenë në shtëpi, person-a të panjohur e kanë gjetur çelësin dhe kanë hapur derën e shtëpisë ku kanë vjedhur një shumë te konsiderueshme parash dhe një sasi stoli ari. Rasti nën hetime nga njësitet kompetente”.









