Vjedhje e rëndë në Prishtinë, 8 bidonë naftë të vjedhur – arrestohet i dyshuari

Një vjedhje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prishtinë, ku një mashkull kosovar është kapur në flagrancë duke vjedhur naftë nga disa mjete pune, transmeton Insajderi.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:14. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tetë bidonë, secili me 25 litra naftë, të cilët ishin vjedhur nga mjetet që ndodheshin të parkuara.

I dyshuari është kapur nga autoritetet dhe është intervistuar në prani të avokatit. Pas intervistimit, dhe në bazë të provave të grumbulluara, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për këtë rast janë në vazhdim.