Vizita pa fjalë që i bëri të flasin edhe Washington Post e Associated Press

Në çdo ngjarje historike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Hashim Thaçi është aty, jo si një spektator rasti, por si udhëheqës i këtyre proceseve historike dhe të rralla në historinë e një kombi.

Kudo që ai shkon mbi supe mban peshën e madhe historike, kombëtare dhe politike të një populli të vogël, por që nuk rreshti kurrë të kërkojë të drejtën e tij për liri dhe pavarësi.

Këtë peshë, ai dhe shokët e tij që drejtuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të cilën analisti britanik me renome ndërkombëtare do ta quante si “Lëvizja më e suksesshme guerile në historinë moderne”, po e mbajnë edhe tani në një proces gjyqësor të devijuar në një proces politik që rrezikon të rishkruajë historinë e Kosovës.

Vetëm dy vizita të njëpasnjëshme në Kosovë, më 13 mars 2025 dhe 21 mars 2025, u shndërruan në vizitat më të komentuara nga të gjithë.

Vetëm përshëndetjet me dorë dhe me gishtin lartë të fitores, simbolika të njohura dhe të veçanta të ish – presidentit Thaçi, ngjallën emocione te qytetarët e shumtë që mblidheshin sapo dëgjonin për ardhjen e tij në Kosovë.

Nën masa strikte sigurie dhe të sjelljes, Thaçi, si respektues i madh i rregullave, nuk foli asnjë fjalë, por vetëm prezenca e tij ishte e mjaftueshme për të shfaqur fuqinë e një historie të lavdishme që nën mbështjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikes dhe botës perëndimore, ndryshoi përgjithmonë fatin e shqiptarëve.

Edhe mediat amerikane me ndikim global, Washington Post dhe Associated Press, treguan se Hashim Thaçi është në Kosovë.

https://www.washingtonpost.com/world/2025/03/21/kosovo-hague-court-hashim-thaci-war-crime-charges-dead-father/3bc563e6-065d-11f0-941f-6ca83a0bd35b_story.html
https://apnews.com/article/kosovo-hague-court-hashim-thaci-war-crime-charges-dead-father-e7849e7f7242a5ab9ceb1a797d61fe1d

13 MARS 2025

Fillimisht, pas tri kërkesave të refuzuara, Gjykata Speciale i aprovoi kërkesën Hashim Thaçit për të ardhur në Kosovë pasi babai i tij ishte në gjendje të rëduar shëndetësore.

Në 3 refuzimet e mëhershme, Specialja vlerësonte se gjendja e babait të Thaçit nuk është aq e rëndë dhe më 14 shkurt, Thaçi bëri kërkesën e katërt për të vizituar babanë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Vetëm tri ditë më vonë, në mbrëmjen e 16 marsit 2025, Haxhi Thaçi vdiq në moshën 87 vjeçare.

Ish – presidentit Thaçi nuk iu mundësua të vijë në varrimin e babait të tij.

21 MARS 2025

Vetëm 5 ditë pas vdekjes së babait, presidenti Thaçi mundi të vijë sërish në Kosovë për të bërë homazhe te varri i babait dhe për të qëndruar për pak kohë pranë familjes së tij të ngushtë.

Edhe disa fjalë shpirti të shkruara në kurorën për babain e tij, ngjallën vëmendjen e të gjithëve, duke u shpërndarë me mijëra herë në rrjete sociale. / Demokracia.com /