Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, deklaron se takimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe vizita te ushtarët e KFOR nga shteti i tij, nënvizon rëndësinë që Gjermania i kushton stabilitetit të Kosovës.
Ministri, teksa ka ndarë pamje në rrjetin “X”, thekson se “progresi në dialogun e udhëhequr nga BE-ja me Serbinë është çelësi për normalizimin e qëndrueshëm – dhe rrugën e Kosovës përpara”.
Ai shton se “Gjermania mbetet një partnere e ngushtë”.
Postimi i plotë, KËTU
Gjithashtu, ministri gjerman ka ndarë pamje në një postim tjetër, me ushtarët gjermanë në Kosovë, ku ndër të tjera shkruan “faleminderit të gjithë ushtarëve për shërbimin e tyre të jashtëzakonshëm, ndaj vendit tonë”.
Pamje,KËTU











