Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës, ka folur për vizitën e shkurtër të ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë, i cili ishte në QKUK për vizitë tek babai i tij i cili ka probleme shëndetësore.
Hasani ka kritikuar pushtetin Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se këta të fundit nuk reaguan fare, gjë që është dashtë të bëjnë.
Ai kritikoi tutje duke thënë se VV-ja i ‘‘lëshoi zvarranikët’’ e vet dhe bëri akuza.
‘‘Pushteti nuk është lajmëruar fare. Asnjë me dhënë një koment, as më dhënë një mbështetje, as më dhënë një këshillë, as më dhënë një dhembje me nda. Pushteti, ma e mira e mundshme është dashtë me thanë: ‘’E përshëndesim ardhjen e Hashimit Thaçit që e vizitoi babën e vet. I urojmë shërim babës së tij’’. Edhe kish me qenë gjëja me e natyrshme që s’ka çka bën pushteti më shumë, por moralisht kjo kish më qenë shumë e fuqishme. Kjo kish me tregu një ulje, një zbutje, një rrethanë politike të mirëfillt dhe kalimin e asaj verbimit politik. Po se bëri as këtë, as s’u interesua, vetëm i lëshoi zvarranikët e vet dhe duke akuzuar, çka do më tutje. Kjo është e turpshme’’, ka thënë ai mes tjerash.