Kandidati i LDK-së për deputet, Avdullah Hoti, ka kritikuar veprimin e presidentes Vjosa Osmani, e cila shkoi në zyrën e kryetarit të zgjedhur të komunës së Mitrovicës, Faton Peci. Hoti e quajti veprimin e Osmanit “një shkelje të hapur të rolit kushtetues”.
“Kur Presidentja zgjedh kë të urojë sipas afërsisë partiake, Zyra e Presidentit shndërrohet në zyrë politike.
Shkuarja në Mitrovicë për ta uruar ish-bashkëthemeluesin e partisë është shkelje e hapur e rolit kushtetues.
Kjo Presidente nuk përfaqëson unitet, por favorizime dhe përçarje.” – shkroi Hoti.











