Pas dështimit të Barcelona dhe rikthimit në Brazil, aty ku firmosi për Palmeiras dhe shënoi 17 gola në 35 ndeshje në sezonin e fundit, braziliani Vitor Roque është rikthyer sërish në skenë.
“Sport” zbulon se sulmuesi brazilian ka përfunduar në radarin e Chelsea-s. “Blutë” e shohin 20-vjeçarin si profilin e duhur për sulmin dhe për të shtuar “koloninë” braziliane, pas suksesit me Estevao dhe Joao Pedro.
Shumë e interesuar për këtë lëvizje është edhe Barcelona, e cila në marrëveshjen me Palmeiras mbajti 20% të të drejtave mbi sulmuesin. Në rast se Chelsea apo cilido klub tjetër do të rikthejë Vitor Roque në Europë, shuma që do të paguajë për të është 50-60 milionë euro dhe Barcelona do të përfitojë 20% nga kjo shumë.
The post Vitor Roque gati të rikthehet si triumfues në Europë, Barcelona fërkon duart appeared first on Telesport.










