Mesfushori i PSG, Vitinha, foli për mediat pas fitores 3-0 ndaj Chelsea në sfidën e kthimit të Champions League, luajtur dje në Londër. Një fitore që ishte një hakmarrje për parizienët pas humbjes në finalen e Kupës së Botës për klube.
Falë triumfit, PSG u kualifikua në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve: “Po luajmë futboll të shkëlqyer si ekip. Jemi shumë kompetentë në gjërat që duhet të bëjmë: i njohim dhe i vëmë në praktikë në fushë, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.
“Është shumë e vështirë të arrish këtë nivel. Në Angli, ishte e vështirë për mua, nuk do ta mohoj, por tani jam këtu dhe jam i lumtur që kam arritur në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve”, tha Vitinha.
I pyetur nëse francezët mund ta fitojmë përsëri Champions League, ai komentoi: “Duhet ta marrim ndeshjen një nga një, por jemi në një rrugë të jashtëzakonshme. Di vetëm se duhet të vazhdojmë kështu.”
The post Vitinha: Jemi në një moment të mirë, po luajmë futboll të shkëlqyer e synojmë sërish Champions appeared first on Telesport.










