Tetë institucione shëndetësore private që operonin pa licencë janë mbyllur këtë javë. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, transmeton KosovaPost.
Ai ka thënë se mbyllja e këtyre institucioneve është bërë në kuadër të inspektimeve të rregullta.
“Inspektorati Shëndetësor vazhdon punën profesionale duke garantuar respektimin e ligjit dhe standardeve të shërbimeve shëndetësore. Si pjesë e inspektimeve të rregullta, këtë javë që po e lëmë pas janë mbyllur 8 institucione shëndetësore private që operonin pa licencë. U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që ofrojnë shërbime shëndetësore të respektojnë ligjin dhe të veprojnë sipas rregullave. Shëndeti i qytetarëve nuk mund dhe nuk do të lejohet që të rrezikohet nga veprimtari të paligjshme”, ka shkruar Vitia në Facebook.
Ai ka falënderuar Inspektoratin Shëndetësor dhe të gjithë inspektorët për punën e përditshme dhe të palodhshme.
The post Vitia: Mbyllën 8 institucione shëndetësore private që operonin pa licencë appeared first on Kosovapost.net.