Naim Dervishaj, fermer nga Istogu, tregon për periudhën e vështirë që ka kaluar pas vërshimeve të vitit 2022, duke shprehur zhgënjimin ndaj institucioneve përgjegjëse.
Ai tregoi se, pas kërkesës për ndihmë në komunë, është drejtuar në Ministrinë e Bujqësisë, ku janë bërë inspektime dhe janë vlerësuar dëmet, por ende që tri vite është në pritje të mjeteve.
“Kam shkuar në komunë, ku më thanë se nuk mund të më ndihmojnë, por duhet të shkoj në Ministrinë e Bujqësisë. Ministria ka bërë kontrollin dhe janë vlerësuar dëmet. Mjetet janë ndarë, por tek ne nuk kanë arritur ende. Po bëhet viti i tretë që po presim”, tha Dervishaj, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.
Ai shtoi se kjo situatë është e rëndë jo vetëm për të, por për të gjithë fermerët e Kosovës.