Pas fitores vendimtare ndaj Atalanta në transfertë, Inter është rikthyer menjëherë në fushë. Synimet janë përqendruar te ndeshja e 4 janarit, kur zikaltërit do të presin Bolonjën në “San Siro”.
Nga infermieria ka lajme të mira për trajnerin Cristian Chivu. Mbrojtësi Francesco Acerbi u stërvit këtë mëngjes me shokët e tij të ekipit.
Qendërmbrojtësi italian u dëmtua në mes të pjesës së parë të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Liverpool. Pra, gati një muaj më parë. 37-vjeçari është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të shokëve të tij të ekipit.
Lojtarët e vetëm që mungojnë për ndeshjen kundër Bolonjës janë Denzel Dumfries dhe Ange-Yoanne Bonny. Edhe Matteo Darmian pritet gjithashtu të jetë rikuperuar nga problemi me pulpën që pësoi në fillim të shtatorit.
The post Viti i Ri vjen me dy lajme të mira për trajnerin Chivu, rikuperohen dy mbrojtësit e dëmtuar appeared first on Telesport.










