Visar Azemi: LDK s’vepron në kundërshtim me Kushtetutën

Përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka adresuar kritikat e zyrtarëve të qeverisë në detyrë pas qëndrimit të partisë së tij në lidhje me mosvotimin e raportit për verifikimin e mandateve në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se LDK nuk do të ndërmarrë asnjë hap që bie në kundërshtim me normat kushtetuese dhe ligjore të vendit.

“Nuk mundesh me prit prej LDK që të bëj veprime në kundërshtim me Kushtetutën, me rregulloren e vendit dhe ligjet që janë në fuqi.” – tha Azemi në “Pressing”.