Visar Azemi deponon në Polici tri dosje për njëhsorët

Visar Azemi ka dorëzuar në Policinë e Kosovës dosje për rastin e njëhsorëve elektrikë mëngjesin e të martës.

Sekretari Organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës është incizuar duke hyrë në objektin ku është i vendosur Departamenti i Hetimeve të Policisë së Kosovës me tri dosje voluminoze në duar.

Ditë më parë, Azemi dorëzoi dëshmi pranë Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) dhe KEDS për çështjen e njehsorëve elektrikë.

LDK ka ngritur dyshime se shumica e njëhsorëve elektrikë në vend janë të kalibruar gabimisht.

Sipas një verifikimi që LDK thotë se ka kryer në 884 njehsorë, 87% e tyre dyshohet që e faturojnë gabimisht energjinë elektrike. /Paparaci.com