Violeta Kukaj gjatë kësaj periudhe është fokusuar kryesisht në postime që lidhen me djalin e saj, Malin, i cili është bërë pjesë e “Big Brother VIP Albania”.
Megjithatë, këngëtarja nuk ka munguar as me publikime personale, shkruan “Kosovarja”.
Së fundmi, ajo ka ndarë disa fotografi ku shfaqet e veshur me një fustan të zi elegant. Ajo që bie në sy është pamja e saj, pasi në këto imazhe duket dukshëm më e gjatë se zakonisht.
Kjo pamje ka tërhequr vëmendje, por me shumë gjasë lidhet me këndin e fotografimit dhe pozicionin e kamerës. Efekte të tilla vizuale janë të zakonshme dhe ndryshojnë perceptimin e përmasave reale.











