“Vinicius ta festonte golin me shokët e ekipit, jo të përplasej me 60.000 persona në stadium”

José Mourinho foli pas fitores së merituar të Real Madridit ndaj Benfica, duke komentuar episodet e ndeshjes. Për Prestianni tha: “Të pendohet për çfarë? Fola me të dy, Vinicius më tha një gjë dhe Prestianni një tjetër.

Nuk dua të jem ‘i kuq’ dhe të besoj 100% njërin, as ‘i bardhë’ dhe të besoj tjetrin. Vinicius shënoi një gol që vetëm ai ose Mbappé mund ta realizojnë dhe më pas duhet të ishte mbi supet e shokëve të ekipit, jo të përplasej me 60.000 njerëz në stadium”.

Për festimin: “Kur shënon një gol të tillë, ndeshja mbaron aty”. Për kartonin e kuq: “Më përjashtuan sepse thashë diçka të dukshme. Arbitri kishte një letër ku disa lojtarë nuk mund të ndëshkoheshin. Kam 1.400 ndeshje në stol dhe e di si funksionon”.

Për Vinicius shtoi: “Nuk dua të them se ai gënjen. Shënoi një supergol, kjo është ajo që mbetet”. Ai pranoi se ndeshja e kthimit do të jetë “një mision shumë i vështirë”.

 

The post “Vinicius ta festonte golin me shokët e ekipit, jo të përplasej me 60.000 persona në stadium” appeared first on Telesport.